Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut, arrestohet 25-vjeçari, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Shqipëria

Shisnin kokainë në lokalet e ish-Bllokut, arrestohet 25-vjeçari, shpallen në kërkim dy bashkëpunëtorët e tij

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 13:31
Foto ilustrim

Specialistët e Seksionit të Hetimit të Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore ndjekur me metoda speciale të hetimit, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Rapid dispatch”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit Rei Trimi, 25 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Vilson Hasani, 30 vjeç, dhe Mariglen Pupa, 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, si dhe u shpallën në kërkim bashkëpunëtorët e tyre, shtetasit S. T., dhe A. B.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas e shisnin atë në zona të ndryshme të Tiranës, kryesisht në zonën e ish-Bllokut.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë, shuma parash, 7 aparate celulare dhe një automjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat