Shqipëria i fton qytetarët që gjenden në Rusi ta kontaktojnë ambasadën e saj në Moskë

Shqipëria

Shqipëria i fton qytetarët që gjenden në Rusi ta kontaktojnë ambasadën e saj në Moskë

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 19:37
Foto ilustrim

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, i ka bërë thirrje të gjithë shtetasve të Shqipërisë të cilët aktualisht gjenden në Rusi, të kontaktojnë ambasadën shqiptare në Moskë.

Kjo vjen pas zhvillimeve dramatike në Moskë, ku grupi mercenar rus, Wagner, ia ka mësyrë Moskës për t’u hakmarrë pas vrasjes së një numri të madh ushtarët të këtij grupi nga bombardimet ruse.

Sipas njoftimit, ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme po ndjek në vazhdimësi zhvillimet në Federatën Ruse dhe është në komunikim të vazhdueshëm me aleatët, mbi reagimet e mundshme.

“Të gjithë shtetasit e Republikës së Shqipërisë që aktualisht gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë Ambasadën e RSH-së në Moskë:  +7 495 982-38 52 05 (3); + 7 929 968 05 38; :embassy.moscoë@mfa.gov.al”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, është bërë e ditur se shtetasit e Shqipërisë që gjenden në Federatën Ruse mund të kontaktojnë direkt me Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme në adresën [email protected].

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat