Sherr me sende të forta në Tiranë, dy të rinj paraqiten për ndihmë mjekësore në spital

Shqipëria

Sherr me sende të forta në Tiranë, dy të rinj paraqiten për ndihmë mjekësore në spital

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:46
Foto ilustrim

Dy të rinj janë paraqitur në spital për të marrë ndihmë mjekësore mbrëmjen e kësaj të shtune. Policia e Tiranës njofton se dy të rinjtë dyshohet se janë goditur me sende të forta.

Njoftimi i policisë:

Më datë 24.06.2023, rreth orës 21:45, janë paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasit B. P., 27 vjeç, dhe Sh. P., 20 vjeç, të cilët gjatë një konlikti, janë goditur dyshohet me sende të forta nga shtetasi G. L.

Grupi hetimor po punon për shoqërimin e autorit të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat