Arrestimi i Safet Gjicit, Klodiana Lala zbardh detaje të reja, ja çfarë ka sekuestruar SPAK

Shqipëria

Arrestimi i Safet Gjicit, Klodiana Lala zbardh detaje të reja, ja çfarë ka sekuestruar SPAK

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 08:27
Safet Gjici

Pasditen e te shtunes u arrestua me kërkesë të SPAK dhe urdhër të Gjykatës së Posaçme ish-kryetari i bashkisë së Kukësit Safet Gjici.

Gazetarja Klodiana Lala ka bërë me dije detaje të reja në lidhje me ngjarjen.

Mësohet se një javë më parë SPAK bëri kontroll në shtëpinë e vajzës e cila shfaqet në videoskandalin të zotit Gjici.

SPAK ka sekuestruar pajisjet me të cilat dyshohet se është realizuar video-përgjim, ndërsa pajisjet janë dërguar për ekspertim dhe do të shihet nëse kanë regjistrime të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat