Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Radhimë, arrestohet 46-vjeçari

Shqipëria

Ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Radhimë, arrestohet 46-vjeçari

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:27

Një 46-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës pasi ndërtoi pa leje në vijën bregdetare në Radhimë.

Shtetasi B.K sipas policisë kishte nisur të ndërtonte një mur rrethues, në vijën bregdetare, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Orikum arrestuan shtetasin B. K., 46 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat