Ish-ushtaraku shqiptar: Wagner eksperiment i Rusisë! Ja cili ka qenë misioni i tij

Shqipëria

Ish-ushtaraku shqiptar: Wagner eksperiment i Rusisë! Ja cili ka qenë misioni i tij

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 12:39
Denis Deliu

Denis Deliu, deputet i Partisë Socialiste dhe ish-ushtarak tha në një intervistë  për Euronews Albania se rebelimi i Wagner ishte i pritshëm pasi pakënaqësitë e tyre ndaj ushtrisë ruse ishin theksuar prej kohës.

Ai tregoi se Wagner janë një grup ish-të burgosurish dhe të burgosurish që përdorin taktika të ndryshme nga ajo e ushtrisë.

Qëllimi i tyre është të arrijnë sukses me çdo kusht në luftën në Ukrainë  në mënyrë që të përfitojnë faljen e burgut sipas marrëveshjes me shtetin rus.

“Ata nuk janë  një ushtri e rregullt, është një grup që u mbështet nga Putin për interesat e tij në luftën e Ukrainës. Ushtarë e Wagner janë ish të burgosur që në një marrëveshje me shtetin rus nëse do pushtonin Ukrainë, do faleshin përfundimisht. Është një ushtri e mbledhur për një qëllim të caktuar, që në disa raste është arritur disa herë jo. Këto janë eksperimente, që disa raste shteti i përdor. Kjo pasi nuk përdorin të njëjtat taktika si ushtria, janë të pamëshirshëm dhe i vetmi qëllim është që të arrijnë suksesin që të marrin faljen e premtuar nga shteti”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat