Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Trajleri përplaset me makinën, një i vdekur

Shqipëria

Aksident në aksin Korçë-Bilisht/ Trajleri përplaset me makinën, një i vdekur

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 15:24
Foto ilustrim

Një aksident me vdekje ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Bilisht në afërsi të fshatit Nevicisht.

Nga informacionet paraprake bëhet me dije se një mjet tip trajler është përplasur me një veturë,  e cila pas përplasjes është përfshirë dhe nga flakët.

Si pasojë, personi brenda kësaj makine Ilir Duni, polic në posten e policisë në Gorricë/Pustec ka ndërruar jetë.

Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat