Delvinë/ Goditën me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen babë e bir

Shqipëria

Delvinë/ Goditën me sende të forta 54-vjeçarin, procedohen babë e bir

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 17:52

Dy shtetas, babë e birë janë proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me sende të forta një 54-vjeçar, banues në Gjirokastër.

Sherri nisi për shkak të përplasjes së automjeteve, ku për pasojë pati vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë:

Delvinë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe proceduan në gjëndje të lirë shtetasit B. A., 44 vjeç dhe djalin e tij të mitur E. A., 17 vjeç, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, për motive të dobëta (konflikt i nisur nga një përplasje e automjeteve me dëme materiale), kanë goditur me sende të forta shtetasin K. Dh., 54 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.r.t

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat