Një muze për besën shqiptare, transformohet “Shtëpia e Libohovitëve” në Tiranë

Shqipëria

Një muze për besën shqiptare, transformohet “Shtëpia e Libohovitëve” në Tiranë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 16:23
Foto nga vendi i ngjarjes

“Një nga banesat karakteristike të Tiranës, shtëpia e Libohovitëve do të kthehet në muze. “Besa” do të jetë hapësira muzeale qe do ti shtohet kryeqytetit, ku në fokus të saj do të jetë mikpritja e shqiptarëve ndaj hebrenjve gjatë Luftës së Dytë botërore.”

Muzeu do të ngrihet në godinën e njohur si Shtëpia e Libohovitëve, monument kulture, që ndodhet në krah të Kalasë së Tiranës dhe Sarajeve të Toptanëve. Godina është projektuar të jetë një prej ndërtimeve bashkëkohore që do t’i shtohet në të ardhmen arkitekturës së qytetit, i cili i hap udhë krijimit të një destinacioni të historisë, traditës, kulturës dhe artit hebraik.

"Shqiptarët, pa dallim feje: myslimanë e të krishterë u hapën dyert hebrenjve në arrati, në kërkim të shpëtimit. Ndaj dhe ky është një muze qe “shpirtërisht” është i lidhur me një tjetër, që ne po ngremë në Vlore, Muzeun Hebraik Shqiptar, sepse pa konceptin e Besës nuk do të ekzistonte dhe ajo sakrificë sublime e shqiptarève gjatë pushtimit nazist.”

Përmes një konkursi të hapur ndërkombëtar për projekt-ide, ku marrin pjesë ekipe ndërkombëtare dhe kombëtare projektuesish, arkitektë, restauratorë, peizazhistë, kuratorë e tjerë sot u shpall edhe projekti fitues, i cili do të ridimensionojë edhe njëherë ndërtesën historike.

Ky bëhet muzeu i dytë pas atij të Vlorës, që i kushtohet rolit të shqiptarëve në ruajtjen e hebrenjve në periudhën e Holokaustit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat