Vasili për sektorin e bujqësisë: Rama ka miliona euro për inceneratorë që nuk punojnë, por jo për fermerët

Shqipëria

Vasili për sektorin e bujqësisë: Rama ka miliona euro për inceneratorë që nuk punojnë, por jo për fermerët

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 20:46
Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili

Nënkryetari i partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka folur sërish për sektorin e bujqësisë, ku akuzon kryeministrin Edi Rama për mungesë financimesh për bujqit dhe fermerët.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Vasili shkruan se ‘Rama ka miliona euro për inceneratore, që nuk punojnë, por s’ka për fermerët!’, teksa e mbyll duke thënë se Shqipëria nuk ka parë hajdutë më të liq se ‘Rilindja’ e tanishme.

Postimi i plotë:

Rama ka miliona euro per inceneratore, qe nuk punojne, por s’ka per fermeret!

Ne vitin 2022 u paguan nga qeveria e Edi Rames rreth 14 milion dollare per Inceneratore ne Tirane e Fier, qe ose nuk punojne ose qe nuk ekzistojne fare.

Ndersa para’ per bujqesine nuk ka .

Për skemat kombëtare ne bujqesi kanë aplikuar rreth 13,966 aplikantë, por sa mbulohen realisht me fonde?

Fondi i kërkuar përmes aplikimeve është rreth 3,7 miliardë lekë, nga 1,98 miliardë lekë që është fondi i alokuar,” raporton Ministria e Bujqësisë.

Fondi i vënë nga qeveria për skemat e mbështetjes kombëtare mbulon vetëm 54 për qind të aplikimeve të kryera nga fermerët.

Po per 46 për qind te tyre, qe nuk marrin asgje se qeveria s’ka para’ si i vete halli

“Për skemën e subvencionimit me naftë për mekanizimin në bujqësi kanë aplikuar rreth 54,691 fermerë në total me një fond të kërkuar prej rreth 2,16 miliardë lekësh.

Me buxhetin aktual të programuar mbulojmë vetëm 61% të kërkesës,” raporton Ministria e Bujqësisë.

Po afersisht 40 % e fermereve si do tja bejne per karburantin

Ndërsa nga skema e IPARD përgjatë 4 muajve të parë të vitit kanë përfituar mbështetje vetëm 25 fermerë në rang vendi.

Pra ne total duhen edhe 25 milion dollare qe te plotesohet fondi i kerkuar nga fermeret.

Por qeveria qe paguan inceneratore qe nuk punojne, instalacione druri ne kryeministri dhe lloj lloj hajduteriradh te tjera nuk ka 25 milion dollare per fermeret qe torturohen perdite ne pune dhe te pambeshtetur.

Qeveria me 25 milion dollare ben 1 km rruge por para per fermeret nuk ka.

Hajdute me te liq se Rama dhe rilindja ky vend nuk ka pare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat