I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë

Shqipëria

I riu aksidenton me motor 11-vjeçaren në Vlorë

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:36
Foto ilustrim

Një 11-vjeçare dhe një 22-vjeçar me iniciale H.B. kanë mbetur të dëmtuar si pasojë e një aksidenti.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në vendin e quajtur “Xhamia” në lagjen “Hajro Çakërri” në Vlorë, ku 22-vjeçari po drejtonte motorin në momentin që ka aksidentuar të miturën.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar të dy, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat