Andi Bushati: Video-skandalet e Gjicit kur shfaqej duke shpërndarë para me thes

Shqipëria

Andi Bushati: Video-skandalet e Gjicit kur shfaqej duke shpërndarë para me thes

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 08:38
Analisti Andi Bushati

Analisti Andi Bushati foli në lidhje me arrestimin e ish-kryebashkiakut Safet Gjici, pas publikimit të videos ku shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e Bashkisë së Kukësit.

I ftuar emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se i kujtohen dy video ku Safet Gjici ndante para me thasë për reporterët sportivë.

Ai shtoi më tej se Gjici është një figurë më e errët se sa akti seksual në zyrë.

Unë kujtoj dy video, një video ku Safet Gjici që kishte mbledhur të gjithë reporterët sportivë dhe i jepte me pamje në të gjithë televizionet e vendit, se si i shpërndante me thes para. Safet Gjici është një figurë e errët se sa akti për të cilin po e kryqëzon shoqëria”, tha Andi Bushati.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat