Eksperti: Paratë ruse në Shqipëri dhe Serbi, përmes bankës së Orban

Shqipëria

Eksperti: Paratë ruse në Shqipëri dhe Serbi, përmes bankës së Orban

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 11:14
Viktor Orban

Eksperti i sigurisë Drizan Shala tha në një intervistë për Euronews Albania se paratë ruse në Shqipëri dhe Serbi kalojnë përmes bankës së Orban.

“Viktor Orban dhe presidenti Vuçiç kanë një lidhje të tyre edhe te aspekti i pastrimit të parave të oligarkëve rusë sepse protagonisti dhe pronari kryesor i bankës shtetërore, ta quajmë një bankë që është privatizuar në Bosnjë është pikërisht në kompetencë dhe nën menaxhimin e Viktor Orban dhe kjo bankë ka filluar të hapë filialet e saj dhe në Beograd dhe oligarkët rusë po e shohin si mundësi Ballkanin Perëndimor përmes linjës së Budapestit, si argument që është anëtare e BE-së, anëtare e NATO-s, të kalohet para dhe të bëhet pastrimi i parave në Serbi dhe në Republikën Srpska në Bosnjë, pra mbi këtë bazë jemi duke folur për pasoja financiare,” – u shpreh Shala.

Ai e cilësoi megalomani politike atë të Edi Ramës dhe Viktor Orban.

Sipas ekspertit, banka që është nën administrimin e Viktor Orban do të hapë edhe filialet e saj në Tiranën zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat