Ligj për arbitrazhin në Shqipëri, miratohet me votat e mazhorancës nisma e qeverisë

Shqipëria

Ligj për arbitrazhin në Shqipëri, miratohet me votat e mazhorancës nisma e qeverisë

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Për herë të parë, Shqipëria do të ketë një ligj të posaçëm që rregullon funksionimin e Gjykatës së Arbitrazhit. Qëllimi është që do të zgjidhë mosmarrëveshjet tregtare mes shtetit dhe bizneseve.

Komisioni i Ligjeve i ka dhënë dritën jeshile vetëm me votat e mazhorancës socialiste projektligjit të sjell nga qeveria për arbitrazhin. Zv.ministri i drejtësisë, Klajd Karameta deklaroi se nisma synon të sjell impakt pozitiv për ekonominë në vend.

“Nisma për miratimin e një ligji të ri që rregullon arbitrazhin vlerësohet pozitive, çmohet të sjell impakt pozitiv për të gjithë grupet e interesit veçanërisht për investitorët dhe bizneset e huaja në vend, zhvillimi i mëtejshëm i të cilëve do të gjenerojë më shumë të ardhura në buxhet të shtetit dhe do ketë ndikim pozitiv në ekonomi duke i mundësuar qeverisë të kryejë edhe më shumë investime publike”- tha Klajd Karameta zv.ministër i Drejtwsisë.

Por deputetët e opozitës ngritën shqetësimin e tërheqjes së Shqipërisë nga gjykata ndërkombëtare e arbitrazhit në Strasburg, referuar një deklarate të kryeministrit Rama.

“Do të vazhdojë shteti shqiptar të njoh vendimet e gjykatës ndërkombëtare të arbitrazhit të strasburgut apo do të dalim nga juridiksioni i kësaj gjykate sikundër ka thënë kryeministrit”- theksoi Bledion Nallbati, deputeti i PD.

“Po flasim për dy gjëra komplet të ndryshme. Drafti që kemi përpara rregullon arbitrazhin në republikën e shqipërisë, ndërkohë ajo që i referoheni ju ka të bëjë me dicka që ka të bëjë me ekzekutimin e vendimit të arbitrazhit.- tha më tej Karameta.

Nëpërmjet këtij projektligji, qeveria synon të shmangë proceset në arbitrazhin ndërkombëtar, ku ka humbur disa gjyqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat