Legalizimi i kanabisit/ “Nuk do gjendet në farmaci”, Beci: Alarm shumë i madh për Shqipërinë, kontrolli ka dështuar

Shqipëria

Legalizimi i kanabisit/ “Nuk do gjendet në farmaci”, Beci: Alarm shumë i madh për Shqipërinë, kontrolli ka dështuar

Më: 27 qershor 2023 Në ora: 21:44
Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci

Ish-Prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, i ftuar në studion e emisionit “Open” në News24 ka folur në lidhje me legalizimin e kanabisit për përdorim mjekësor në Shqipëri.

Ai u shpreh se Shqipëria është një vend burimi për drogat e lehta dhe ka pasur problematika të theksuara me trafikun dhe prodhimin e drogës, gjë që vendet e tjera evropiane sipas tij nuk e kanë.

Beci shtoi më tej se ky është një alarm i madh për Shqipërinë, ndërsa tha se kontrolli për kanabisin në vend ka dështuar sepse vetë policia ka qenë bashkëpunëtore.

Po ashtu ai zbuloi se sipas projektligjit kanabisi do kultivohet në vend, por më pas nuk do shitet në farmacitë shqiptare, pasi do të transportohet jashtë vendit për t’u përpunuar.

Beci: Duhet të kuptojmë specifikat e Shqipërisë, e cila është vend burimi për gjithë drogat e lehta dhe ka pasur problematika me trafikun dhe prodhimin e drogës. Vendet e tjera evropiane nuk e kanë në këtë raport problemin me kanabizimin. Në bazë të gjithë statistikave dhe situatës është një alarm shumë i madh sa i përket mënyrës si trafikohet kanabisi. Është një projektligj që ka dy shtylla, kanabisin mjekësor dhe industrial.

Kontrolli për kanabisin ka dështuar sepse vetë policia është bashkëpunëtore me të. Sa i përket mënyrës së kontrollit të shtetit për veprimet e paligjshme duhet të ketë një projektligj të ri. Kanabisi këtu do kultivohet për prodhim mjekësor që do përdoret jashtë. Nuk është përcaktuar që do ndryshojë ndonjë ligj tjetër për substancat e jashtëligjshme. Ky kanabisi do prodhohet në këto 200 hektarë dhe do transportohet jashtë vendit për t’u përpunuar. Nuk do gjendet në farmacitë shqiptare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat