Besimtarët falin namazin në qendrën e qytetit të Fierit, Myftiu Mikel Hazizolli përcjell urimin për paqe

Shqipëria

Besimtarët falin namazin në qendrën e qytetit të Fierit, Myftiu Mikel Hazizolli përcjell urimin për paqe

Më: 28 qershor 2023 Në ora: 09:05
Foto ilustrim

Besimtarët myslimanë fierakë kanë festuar sot Kurban Bajramin.

Ndryshe nga çdo vit tjetër, këtë Kurban Bajram falja është bërë në sheshin qendror të qytetit, i mbushur nga qindra qytetarë,  ndërsa krerët e myftinisë së Fierit kanë përcjellë urimet për paqe dhe harmoni mes njerëzve.

Kurban Bajrami u fal në orën  06:00 minuta. Ceremonisë së faljes i parapriu me fjalën e tij myftiu i Fierit Mikel Hazizolli, i cili përcolli mesazhin për më shumë paqe, mirësi, respekt e dashuri ndaj njeri tjetrit dhe sidomos për më tepër besim, duke e konsideruar njeriun si pasurinë më të madhe të  krijuar nga Zoti.

Sipas tij kjo është festa e të gjithëve, për të kaluar më shumë kohë me familjen, fëmijët, të afërmit e fqinjët, për të përcjellë tek gjithsecili mirësitë që jep Allahu i Madhërishëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat