Veliaj në lagjen e re në Pezë, u ndërtua nga shqiptarët për të pastrehët e tërmetit

Shqipëria

Veliaj në lagjen e re në Pezë, u ndërtua nga shqiptarët për të pastrehët e tërmetit

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 06:23
Erion Veliaj dhe Elvis Naçi

Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi nga afër shtëpitë e lagjes së re në Pezë, ku nuk do të akomodohen familjet e mbetura pastrehë pas tërmetit shkatërrues të nëntorit 2019.

Lagjja, tha Veliaj, u ndërtua falë aksionit të bamirësisë së shqiptarëve përmes Fondacionit “Frideus”.

“Fondacioni Firdeus dhe ‘Shqiptarët për Shqiptarët’ e kanë dhënë mundësinë për të provuar se ne jemi pasardhës të atyre Rilindasve që kur kishte nevojë për shkolla, bënin shkolla, dhe kur kishte nevojë për organizim, bënin organizim. Kur ishte e nevoshme për të shpallur pavarësinë, shpallën pavarësinë. Dhe kur kishte nevojë për një shtet modest, e mundësuan një shtet modest. Dhe kur ra pandemia e sidomos kur ra tërmeti dhe ishte e nevojshme për shtëpi ‘Shqiptarët për shqiptarët’ dhanë më shumë sesa shumë prej donatorëve”- tha Veliaj.

Veliaj tregoi edhe një histori të veçantë të njohjes me drejtuesin e fondacionit “Frideus”, Elvis Naçi.

“Unë dhe Visi jemi rritur bashkë tek Rruga e Elbasanit, edhe si vjen jeta. Dy çuna pa pikë lidhje, pa pikë njohje as me Bllokun, as me emra të mëdhenj, as me tesera partish dhe as me lidhje të fuqishme, njëri drejton një komunitet shpirtëror dhe u bë hoxha i xhamisë së Tabakëve dhe tjetëri, ky zdromsi i lagjes tonë që shiste fiq, u bë kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Po ja si vjen jeta. Dhe nuk e them këtë për mua dhe Visin, por se disa prej atyre fëmijëve që gumzhijnë në sfond, mund të jenë Lali dhe Visi i ardhshëm. Mund të jenë kryetari ose kryetarja e bashkisë, mund të jenë drejtuesi ose drejtuesja e një komuniteti shpirtëror, mund të jenë drejtuesi apo drejtuesja e një komuniteti, banese apo një fshati të ri, e një lagje të re. Mund të jenë dikush që na frymëzon me një punë të mirë që bën dhe unë besoj fort që sot i kemi shembujt të gjallë. Dhe në këtë vend, jo vend perfekt, përsakohë dy çuna lagjesh mund të drejtojnë operacione të rëndësishme do të thotë që kemi ndërtuar jo vetëm llaç e tulla, por ëndrra dhe shpresa të mëdha për fëmijtë e Pezës”- tha Veliaj.

Në Pezë janë ndërtuar plot 224 banesave, dhe mbi 500 shtëpi e apartamente me mbi 9 milionë euro donacione të mbledhura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat