“Nisma Thurje” fushatë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, mbështetet edhe nga deputetë të opozitës, Shabani: Të ulet mosha e votimit deri në 16 vjeç

Shqipëria

“Nisma Thurje” fushatë për ndryshimin e sistemit zgjedhor, mbështetet edhe nga deputetë të opozitës, Shabani: Të ulet mosha e votimit deri në 16 vjeç

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 11:32
Pano Soko

“Nisma Thirrje” ka nisur fushatën për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Pjesë të kësaj fushate, janë edhe deputetë të opozitës dhe shoqëria civile që kanë mbështetur këtë nismë.

Gjatë fjalës së tij kreu i ‘Nismës Thurje’, Endrit Shabani u shprehet se “Nisma Thurje” kërkon uljen e moshës së votimit deri në 16 vjeç.

Nga ana e tij, Pano Soko u shpreh se sistemi aktual zgjedhor lufton partitë e vogla.

“Atë që është e vogël nuk ka sens ta copëtosh në copa edhe më të vogla. Nëpërmjet rajonalizimit partia në pushtet ka një mundësi kontrolli më të mirë të votës. Baronët lokal janë padronët e rajoneve, që marrin përsipër vota për të ndihmuar partitë në pushtet”, tha Soko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat