Manastirliu: Çelëm sot autonominë spitalore, tashmë mjekët mund të kryejnë konsulta për praktike të regjimi

Shqipëria

Manastirliu: Çelëm sot autonominë spitalore, tashmë mjekët mund të kryejnë konsulta për praktike të regjimi

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 12:46
Ogerta Manastirliu

Ministrja Ogerta Manastirliut ka lajmëruar sot çeljen e autonomisë spitalore ku mjekët do të kenë mundësi të kryejnë praktka dyfishe. Manastirliu thotë se edhe pacientët mund të zgjedhjin vetë mjekët që dëshirojnë të kryejnë konsultat.

Megjithatë, ajo thotë se jo të gjitha spitalet mund ta kthejnë këtë praktikë, pasi do duhen të kenë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale. 

"Çelja e autonomisë spitalor. Akti që ka kaluar sot është për mundësinë e ofrimit jashtë regjimit të punës të përcaktuar nga punëdhënësi në regjistrat antiambulatore. Është një akt i cili ka një praktikë dyfishe. Të gjitha spitalet që do të ecin me modelin e ri me kartën menaxheriale do të kenë mundësi për instrumentin për praktika dyfishe.

Pra kjo i lejon mjekët të kryejnë konsulta ambulatore jashtë sistemit të regjimit apo të referimit. Pra mundet të kenë mundësinë të konsultohen me mjekët që duan, duke përcaktuar pagesa të tjera të përcaktuara nga bordi i spitalit. Kjo do ndodhë vetëm në ato spitale që kanë autonominë spitalore dhe kartën menaxheriale."- thotë Manastirliu. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat