Kontrolle të dyta në kampin në Manëz, Spartak Ngjela shpërthen ndaj muxhahedinëve

Shqipëria

Kontrolle të dyta në kampin në Manëz, Spartak Ngjela shpërthen ndaj muxhahedinëve

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:57
Spartak Ngjela

Ditën e sotme, uniformat blu kanë ushturar kontroll për herë të dytë në kampin e muxhahedinëve.

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë televizive është shprehur mbi situatën në kampin MEK, ku ka thënë se muxhahedinët sigurisht nuk janë ‘zotër’ të Shqipërisë. Ata kanë ardhur për të shpëtuar kokën dhe jo të bëjnë revolucion duke iu referuar asaj që përflitet në media, ku thuhet se muxhahedinët kanë hyrë me hakera drejt Iranit.

Duke pasur parasysh marrëdhëniet e Shqipërisë me Iranin, ku që nga viti i kaluar janë ndërprerë dhe marrëdhëniet diplomatike, Ngjela ka thënë se shteti shqiptar ka bërë detyrën e tij, mbi aksionet që është duke ndërmarrë.

Megjithëse prej kohësh ndodhen në Shqipëri, avokati deklaron se ka qenë një gabim i shtetit tonë që janë pranuar, pavarësisht që janë sjellë nga Amerika.

Spartak Ngjela: Shteti shqiptar ka pasur të drejtë. Ata nuk janë zotër të Shqipërisë, nga territori shqiptar kanë hyrë me hakera drejt Iranit. Kanë ardhur për të shpëtuar kokën, jo të bëjnë revolucion.

Madje jemi në marrëdhënie shumë të këqija me Iranin, kemi ndërprerë dhe marrëdhëniet diplomatike. Kush e bind qeverinë e Iranit që këta nuk i shtyn Shqipëria?! Kemi përgjegjësitë tona, si duket janë qetësuar ngjarjet.

Sot ka qenë një kontroll i qetë nuk ka pasur përplasje. Nuk duhet t’i kishim pranuar, bëmë gabim. Pse duhet t’i merrnim ne ata, e kërkoi politika amerikane që i pranuam dhe i dha të drejtë qeverisë shqiptare.

Atyre u kanë marrë aparatet teknike, do të thotë ka qenë një luftë elektronike. Nuk kanë punë me ne, por me vendin e tyre. Megjithatë shteti shqiptar mban përgjegjësi.

Ka qenë e rëndë ajo që tha qeveria shqiptare me hakerat. Ndërpriten marrëdhëniet diplomatike direkt.

Nuk janë të armatosur, nuk besoj, duhet të presim. Nuk e vrau policia atë që u përfol, kishte vdekje natyrale. Këtu Amerika i ka sjellë ata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat