Ervin Karamuço zbulon të tjera informacione për kampin e MEK: Ata e kanë blerë atë tokë ku janë

Shqipëria

Ervin Karamuço zbulon të tjera informacione për kampin e MEK: Ata e kanë blerë atë tokë ku janë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 19:05
Ervin Karamuço

Eksperti i kriminologjisë, Ervin Karamuço deklaroi se sipas disa të dhënave, në kampin e MEK në Manzë, ka tunele dhe dhoma sigure.

Në një intervistë për ABC News, Karamuço u shpreh se një javë më parë, polici nuk bëri dot të mundur kontrollin në të gjithë kampin.

“Me kontrollin që kemi zhvilluar për shkak se hasëm shumë përplasje, nga ana e disa prej anëtarëve të MEK që ishin të organizuar, Policia e Shtetit nuk ka mundur të kontrollonte të gjithë kampin. Të kontrollonte edhe ato pjesë të kampit që janë bërë shtesa gjatë kësaj kohe. Ka të dhëna që ka edhe tunele, ka edhe dhoma sigurie, ka edhe dhoma sigurie. Ka edhe ambiente të tjera që nuk dihet ende qëllimi pse janë ngritur sepse nuk banojnë njerëz. Për të gjitha këto, po ndërmerret dhe kjo faza e fundit e kontrillit të plotë të të gjithë kampit. Ata janë pothuajse një bashki e vogël në territorin e Republikës së Shqipërisë. Ata e kanë blerë atë tokë ku janë, kanë ndërtuar pa leje.

Unë nuk e di pse kemi mbyllur sytë dhe i kemi trajtuar ashtu. Ata i kanë shkelur të gjitha marrëveshjet e 2014. Me ato 5 gabimet që bënë një javë më parë, janë në radarët e qeverisë shqiptare, të autoriteteve ligjzbatuese”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat