Avokati Dema: Rama kërkoi drejtësi për policët e Kosovës e jo për Belerin

Shqipëria

Avokati Dema: Rama kërkoi drejtësi për policët e Kosovës e jo për Belerin

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 00:16
Fredi Beler

Avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema ka hedhur akuza duke thënë se drejtësi në vendin tonë është e kapur.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania,  ai theksoi se qeveria shqiptare kërkoi drejtësi për tre policët e Kosovës të rrëmbyer nga Serbia e jo për Fredi Belerin që është zgjedhur kryebashkiak në zgjedhjet e 14 majit.

“Drejtësia shqiptare është e kapur dhe nuk po merr një vendim ashtu siç duhet për  të dhënë drejtësi atë që ne e kërkojmë të na e bëjë dhe bota.

Qeveria të kërkojë drejtësi ashtu siç kërkoi për policët e Kosovës. Shteti Belerin po e mban me forcë”- tha avokati i Fredi Belerit, Edmond Dema.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat