“Ulja e moshës, votim i detyruar…”/ Berisha mbështet 3 propozimet e Nismës Thurje

Shqipëria

“Ulja e moshës, votim i detyruar…”/ Berisha mbështet 3 propozimet e Nismës Thurje

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 12:52
Ish-kryeministri, Sali Berisha

Ish-kryeministri, Sali Berisha në konferencën e përjavshme me gazetarët i pyetur mbi propozimet e Nismës Thurje është shprehur i hapur për të mbështetur disa prej pikave të tyre.

Berisha theksoi se votimin e detyrueshëm, ulja e moshës për të votuar dhe listat e hapura janë të pranueshme dhe se do t’i votojë së bashku me grupin e tij të deputetëve.

“Ne jemi të hapur të mbështesim dhe votojmë uljen e moshës në 16 vjeç, detyrimin për të votuar, dhe hapjen e listave.”, tha Berisha.

Kujtojmë se në tryezën e mbledhur mbi këto propozim një ditë më parë, grupi i Berishës nuk ishte i pranishëm, ndërsa një pjesë e mirë e deputetëve të opozitës zyrtare morën pjesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat