Do mund të shkojmë në plazh në fundjavë? Meteorologia Lajda Porja zbulon deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat

Shqipëria

Do mund të shkojmë në plazh në fundjavë? Meteorologia Lajda Porja zbulon deri në sa gradë do të shkojnë temperaturat

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 15:56
Meteorologia Lajda Porja

Gjatë ditës së diel pjesa më e madhe e territorit të Shqipërisë do përfshihet nga rrebeshet e shiut.

Sinoptikania Lajda Porja tregon se dita e shtunë do nisë me diell dhe do përfundojë me vranësira, duke bërë që mbrëmja vonë do të shoqërohen me reshje shiu.

“E shtuna nis me diell por mbyllet me reshje shi të pakta. Në orët e pasdites do të kemi zhvillim të vranësirave, rrebeshe shiu, duke bërë që mbrëmja vonë gjatë natës dhe mëngjesi i së dielës të jenë me rrebeshe pothuajse në të gjithë territorin. Më pak reshje priten në vijën bregdetare ku do të ketë momente me pika shiu, por nuk do të mungojnë dhe rrebeshet në Velipojë apo Shëngjin, ndërkohë jugu do jetë më i favorizuar ku do ketë reshjet shumë të pakta dhe pjesa tjetër e territorit do jetë me rrebeshe.

E shtuna është ideale për të shijuar bregdetin, temperaturat janë rreth vlerës 33 gradë, një mot i kthjellët. Ndërkohë dita e diel që në orët e para të mëngjesit vranësirat janë prenzente, kanë dhe reshje. Jugu, kryesisht Himara, Ksamili, Saranda dhe gjithë kjo zonë, edhe Vlora rrezikohet do jenë kryesisht me vranësira, por pa reshje.

Ka një përmirësim  të dukshëm duke filluar që nga dita e diel në pjesën e dytë dhe gjithë java, të paktën deri në datën 10 korrik do të kemi mot të kthjellët, temperatura të larta, ditë të nxehta deri në 35 gradë. Do të kemi mot të kthjellët, nuk priten reshje duke përjashtuar ndonjë shi dhe në zonat malore. Presim ditë shumë të nxehta nga mesi i korrikut”, shprehet Lajda Porja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat