Aksident i rëndë, makina kthehet përmbys

Shqipëria

Aksident i rëndë, makina kthehet përmbys

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 21:48
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e ish-parkut të Autobusave në Tiranë. Burimet bëjnë me dije se një makinë është përmbysur. 

Mësohet se shkaku i aksidentit është bërë shpejtësia e madhe që ka pasur makina.

Fillimisht drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.

Por për shkak të përplasjes së madhe makina është kthyer përmbys. Nga aksidenti është bllokuar komplet rruga e 21 Dhjetorit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat