Rudina Hajdari: Basha-Berisha të ikin që të dy, PD i ka njerëzit e saj

Shqipëria

Rudina Hajdari: Basha-Berisha të ikin që të dy, PD i ka njerëzit e saj

Më: 30 qershor 2023 Në ora: 22:38
Rudina Hajdari

Ish-deputetja e PD Rudina Hajdari tha në një intervistë për Euronews Albania se është momenti që edhe Sali Berisha dhe Lulzim Basha të bëjnë një hap prapa dhe t’ia lënë PD njerëzve të vet.

Sipas saj, PD është në një nga momentet kritike por ka staturat e duhura për të ecur përpara.

“U bëra pjesë e grupit të Berishës duke zgjedhur shumicën e demokratëve, jo vulën e partisë. Partia Demokratike ka pasur uljet dhe ngritjet, ky është një nga momentet kritike, por jo më kritiket. Nëse PD ishte një frymë, energji, vlera që i bashkonte bashkë demokratët, sot po e trajtojnë si biznes provat, që po ndodh edhe në botë.

Sot PD i ka njerëzit, staturat e duhura për të ecur përpara. Të bëjë pas edhe Basha, edhe Berisha, se zgjedhjet e 14 majit dhanë mesazhin e duhur për PD që i duhet energji e re, dhe që të ndodhë kjo duhet që liderët e vjetër të tërhiqen”, tha Hajdari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat