“Reforma zgjedhore të mos bëhet vetëm për PS dhe PD”, Kume: Duhen të gjitha palët

Shqipëria

“Reforma zgjedhore të mos bëhet vetëm për PS dhe PD”, Kume: Duhen të gjitha palët

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 16:07
Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kristaq Kume theksoi se ndryshimi i sistemit zgjedhor mund të bëhet .

Në një intervistë për Euronews Albani, ai theksoi se për të bërë këtë duhen të bëhen bashkë të gjithë palët politike dhe jo vetëm opozita dhe mazhoranca.

“Është e mundur që ndryshimi i sistemit të realizohet. Është e domosdoshme që të mos digjen të njëjtat rrugë që janë djegur deri më sot.   Në këtë proces duhet të nxitim sa më shumë pjesëmarrës  dhe më këtë dua të them se duhet të nxitim sa më shumë qytetarë.

Të gjitha forcat politike duhet të bëhen bashkë për ta kërkuar këtë gjë dhe  jo vetëm për ta prezantuar si të tillë. Nismëtarët kanë nisur këtë rrugë përmes referendumit. Në këtë nismë s’duhet të jetë vetëm mazhoranca dhe opozita por të gjithë”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat