Pedagogu zbulon arsyen: Ja pse “Open Balkan” nuk funksionoi

Shqipëria

Pedagogu zbulon arsyen: Ja pse “Open Balkan” nuk funksionoi

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 07:25
"“Ballkani i Hapur” ka qenë një shpikje ballkanike që nuk funksionoi, e kanë treguar faktet"

Pedagogu Mateo Spaho tha se ‘Ballkani i Hapur’ nuk mund të funksiononte me problemet që janë mes Kosovës dhe Serbisë.

Këtë e tha në një intervistë për emisionin “Review”, ndërsa komentoi deklaratën e kreut të qeverisë, i cikli bëri me dije dje se “Open Balkan” ka përfunduar.

“Shqipëria dy tre vite pas marrëveshjes, ka gjashtëfishuar  importin e mallrave serbe dhe ka pasur çdo vit mbi 100 mijë turistë. Është bërë një konfuzion mes procesit të Berlinit dhe Ballkanit të Hapur.

Zyrtarët kanë theksuar se nuk janë proceset e njëjta me njëri-tjetrin. “Ballkani i Hapur” ka qenë një shpikje ballkanike që nuk funksionoi, e kanë treguar faktet. Sot kemi probleme të mprehtë. Me këto probleme që kemi mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të zbatohet kurrsesi”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat