Tentuan të vrisnin të riun për hakmarrje, në pranga autori dhe porositësi

Shqipëria

Tentuan të vrisnin të riun për hakmarrje, në pranga autori dhe porositësi

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:01
Në pranga ka rënë porositësi dhe ekzekutori i cili tentoi të kryente aktin e rëndë.

Policia e Lushnjës ka finalizuar një hetimi tremujor ku ka vënë 2 persona pasi kanë tentuar të vrasin një 22-vjeçar për motive hakmarrëse.

Në pranga ka rënë porositësi dhe ekzekutori i cili tentoi të kryente aktin e rëndë.

Nga të shtënat mbeti e plagosur halla e 22-vjeçarit, pasi ndodhej në të njëjtin automjet në momentin e të shtënave.

Si rezultat i provave të siguruara në kuadër të këtij operacioni, u bë e mundur zbardhja e plotë e një tentative për vrasje, e ndodhur më datë 30.03.2023, në fshatin Ballagat.

Pas zbardhjes së ngjarjen u krye edhe arrestimi i 28-vjeçarit me inicialet M. M. dhe 30-vjeçari me inicialet L. H.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat