Bushati ironizon Ramën për “Ballkanin e Hapur”

Shqipëria

Bushati ironizon Ramën për “Ballkanin e Hapur”

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 11:03
Andi Bushati

Analisti Andi Bushati ka shprehur qëndrimin e tij në lidhje me vendimin e kryeministrit Edi Rama se "Ballkani i Hapur" ka përfunduar zyrtarisht.

Kreu i qeverisë i mëshoi faktit se "Ballkani i Hapur" ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit.

Marrë shkas nga qëndrimi i Ramës, analisti ka bërë dy komente ironizuese, duke thënë se qëndrimi i tij sikur nuk ka ndodhur gjë nuk mund të kalohet kollaj, ku në një vorbull është përfshirë edhe qeveria e Kosovës.

“Te zihesh me së paku tre qeveri të Kosovës për Open Balkan dhe pastaj ta shpallësh të vdekur sikur s'ka ndodhur gjë. Këtë vetëm një njeri që kërkon dëshperimisht fabul për veten mund ta bëjë”, shkruan ai.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama shpalli fundin e “Ballkanit të Hapur”. Ai tha se ishte një iniciativë që lindi nga nevoja për ta shtyrë përpara procesin e Berlinit. Ai shtoi se tani është koha që të merren me procesin e Berlinit, duke zbuluar se së shpejti do organizojë një tur në rajon për t'u takuar me liderët e vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat