“Po silleni si banorë të 313”, Berisha shërthen ndaj Felajt: Turp, e shëndërove Prokurorinë në strofull familjare

Shqipëria

“Po silleni si banorë të 313”, Berisha shërthen ndaj Felajt: Turp, e shëndërove Prokurorinë në strofull familjare

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 11:17
Ish-kryeministri Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza ndaj maxhorancës nga foltorja e parlamentit nisur me kohën e dhënë opozitës për të folur për çështje të ndryshme në parlament.

Ai tha se kjo gjë dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313 apo të Peqinit dhe jo parlamentarë.

Por më pas kryesuesja e seancës, deputetja e PS-së Ermonela Felaj i ka kërkuar se cila është çështja për procedurë teksa Berisha ka kaluar tek akuzat ndaj saj në lidhje me Prokurorinë e Tiranës.

Berisha: Fakti që ju keni kufizuar në mënyrë ekstreme debatin sot, kur në përputhje me Kushtetutën drejtësia vjen dhe raporton para parlamentit dëshmon shkallën e tmerrshme të inkriminimit tuaj. Dëshmon se po silleni sikur të ishit banorë të 313 apo të Peqinit dhe jo parlamentarë. Dëshmon se keni frikë dhe tmerr nga krimet tuaja elektorale, jo elektorale, ordinere, aferat korruptive. Dëshmon se jeni skllevër të veprave tuaja kriminale dhe s’keni as dinjitetin, as minimumin e guximit.

Felaj: Zoti Berisha kush është kërkesa juaj procedurale. Ju është dhënë fjala për procedurë.

Berisha: Vetëm ti nuk duhet të flasësh, nuk duhet të kryesosh, se e shndërrove Prokurorinë e Tiranës në strofull familjare. Turp, turp, turp! Kaq kam për të thënë.

Felaj: Ashtu dhe mos mashtro herë tjetër në Kuvend duke kërkuar fjalën për procedurë kur nuk ke asnjë kërkesë për procedurë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat