Presidenti Clinton nderohet me “Yllin e Mirënjohjes” - rrëfen ngjarjen me kamarierin shqiptar dhe ka një porosi për Kosovën

Shqipëria

Presidenti Clinton nderohet me “Yllin e Mirënjohjes” - rrëfen ngjarjen me kamarierin shqiptar dhe ka një porosi për Kosovën

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 14:59 Përditësuar në ora: 23:08 më 03.07.2023
Bill Clinton

Clinton i cilëson si "marrëzi" tensionet në veri, thotë se Kosova gaboi

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, kërkoi që t’i jepet zgjidhje situatës në veri të Kosovës, të cilën e cilësoi si “marrëzi”.

Në fjalimin e tij para zyrtarëve të lartë të Shqipërisë dhe qytetarëve të mbledhur në nder të tij në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë, ai theksoi se duhen mbajtur sa më shpejt zgjedhjet në veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më në dorën time, por të kosovarëve. Mendoj se autoritetet kanë bërë një gabim me zgjedhjen e katër kryetarëve të rinj”, tha Clinton.

Duhet të përfitojnë nga momenti për ta ndalur këtë marrëzi. Çfarë çështje e madhe politike mund të avancohet duke pasur tension? Ata njerëz në ato komuna kanë nevojë për një qeverisje të denjë dhe qytetarët duhet të votojnë”, shtoi ish-presidenti amerikan.

Serbët lokalë në katër komunat në veri të Kosovës kishin bojkotuar zgjedhjet e mbajtura në prill, duke bërë që kryetarë në ato komuna me shumicë serbe të zgjedhen katër shqiptarë.

Tensionet në këto komuna janë ngritur që nga 26 maji, kur autoritetet kosovare ndihmuan kryetarët e rinj të hyjnë në objektet komunale. Faktori ndërkombëtar ka bërë thirrje për shtensionim të situatës.

Clinton gjithashtu tha se është i bindur që SHBA-ja është “e angazhuar për lirinë, forcën dhe integritetin e Shqipërisë”, përkundër që nuk ka ndonjë rol në administratës aktuale të SHBA-së.

Të pranishëm në pritjen në nder të ish-presidentit Bill Clinton ishin përfaqësues të qeverisë shqiptare, ambasadorë të akredituar në Tiranë, përfaqësues të opozitës, pushtetit local, komuniteteve fetare.

Por, pjesë e kësaj ceremonie u bënë edhe disa të rinj dhe fëmijë kosovarë, që mbajnë emrin Clinton dhe të bashkëshortes së tij Hillary.

Ai u shpreh shumë i emocionuar nga falënderimet që mori gjatë ceremonisë, në të cilin u dekorua me “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

“Jam pa fjalë. Mendoj që po të kisha një gjykim shumë të shëndoshë, nuk do të thosha asgjë. Jam me të vërtetë pa fjalë”, tha Clinton, në ditën e parë të qëndrimit të tij dyditor në Shqipëri me ftesë të kryeministrit shqiptar, Edi Rama.

Ish-presidenti i SHBA-së, Bill Clinton, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, duke pozuar më fëmijë të emëruar në nder të Clintonit. 3 korrik 2023.

Gjatë fjalimit të tij, Rama tha se ai vetë e ka pasur shembull Clintonin dhe e lavdëroi atë për rolin e tij në përfundimin e luftës në Kosovë.

Rama e quajti fjalimin e Clintonit në mars të vitit 1999, kur lajmëroi për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, "një tjetër perlë" dhe tha se ai fjalim ishte "për historinë e Kosovës dhe rajonin tonë, një gur përcaktues i rrugës të së ardhmes".

Ai gjithashtu theksoi disa nga ndihmat që SHBA-ja, gjatë administratës së Clintonit, ia dha Shqipërisë të sapodalë nga regjimi komunist.

Kjo është vizita e parë e Bill Clintonit në Tiranë, ndërkaq 11 vjet më parë Shqipërinë e vizitoi bashkëshortja e tij, Hillary Clinton, që atëbotë mbante postin e sekretares së Shtetit.

Clinton ishte president i SHBA-së në kohën kur po zhvillohej lufta në Kosovë dhe ai luajti rol kyç që NATO të niste bombardimet ndaj caqeve serbe, që çuan në çlirimin e Kosovës.

Atëbotë, Clinton kishte deklaruar se vendimi për nisjen e bombardimeve ishte marr për të mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga regjimi i liderit të atëhershëm serb, Sllobodan Millosheviq.

Clinton: Krenar që ndalëm spastrimin etnik në Kosovë

Clinton ka vizituar për herë të parë Kosovën në maj të vitit 1999. Ai po ashtu qëndroi në Kosovë më 2009 dhe 2019. Në vizitën e tij të fundit, ai ishte i shoqëruar me ish-sekretaren e ndjerë amerikane, Madeleine Albright. Ata morën pjesë në ceremonitë e mbajtura për 20-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, që shënohet si Dita e Çlirimit.

Trupat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë më 12 qershor 1999, pas fushatës ajrore të aleancës kundër caqeve serbe në Kosovë dhe Serbi që zgjati 78 ditë.

Rama i dhuron ish-presidentit Bill Clinton “Yllin e Mirënjohjes”: Është çmimi më i lartë që i jepet dikujt nga zyra e kryeministrisë

Kryeministri Edi Rama i ka dhuruar ish presidentit amerikan Bill Clinton “Yllin e Mirënjohjes” në fund të ceremonisë së pritjes zyrtare të mbajtur mbrëmjen e sotme përballë kryeministrisë.

Rama u shpreh se ky është çmimi më i lartë që i jepet dikujt nga zyra e kryeministrit në vendin tonë.

Keni qenë me ne gjatë gjithë kohës me fjalët dhe veprat tuaja. Sot jeni mes nesh për të rikonfirmuar angazhimin e Amerikës ndaj paqes sonë.

Nuk ka fjalë për të shprehur mjaftueshëm për urtësinë e thellë që ndjej tashmë, Ju kërkoj të pranojnë medaljen e Yllit të Mirënjohjes. Është çmimi më i lartë nga zyra e kryeministrit që i jepet dikujt”, deklaroi Rama.

“Sot më dhatë një dhuratë të madhe”- Clinton rrëfen ngjarjen e veçantë që i kishte ndodhur me kamarierin shqiptar në New York

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ka rrëfyer një histori që sipas tij i ka ndodhur në një restorant në New York, gjatë kohës që nuk ishte më president i SHBA-ve.

Gjatë fjalës së tij në ceremoninë pritëse të tij në Tiranë, Clinton ka treguar se kamarieri shqiptar i restorantit i ishte ulur në gjunjë dhe e kishte falenderuar për atë ç’ka ish-presidenti ka bërë për Kosovën.

Klinton falenderoi gjithashtu shqiptarët për mikpritjen dhe tha se për të ishte një dhuratë e madhe dita e sotme.

“Qysh kur kam lënë Shtëpinë e Bardhë në New York, një kamarier erdhi të merrte porosinë dhe pasi pa kush ishte aty, uli tabakanë që kishte ujin dhe u ul në gjunjë. Më pa dhe më tha falë teje familja ime është gjallë. Dhe njerëzit e tjerë nuk e kishin idenë. Ishte shqiptarë nga Kosova, kudo në Neë York gjen. Foli pak me njerëzit aty për jetën familjare, për çfarë kishte ndodhur.

Rezistojini tundimit që ti trajtoni njerëzit njësoj siç ju trajtiojnë. Dikur ju ishit një derë e zymtë e mbyllur, ndërkohë që tani jeni një derë e hapur. Faleminderit që morët gratë drejtuese të OJF-ve dhe i larguar nga rreziqet në Afganistan. Faleminderit për gjithçka keni bërë.

Kur vjen në moshën time, pyet veten pse harxhojnë njerëzit kaq shumë energji për të shkatërruar të tjerët. Sot më dhatë një dhuratë të madhe. Më të madhe edhe sesa nderi. Më latë të shoh çfarë bëhet për të ardhmen, në një kohë që e shkuara mund ta kishte vrarë. Vazhdoni kështu”, u shpreh Clinton.

“Ta ndalim këtë marrëzi”, Bill Clinton flet për situatën në Veri të Kosovës

 

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, gjatë fjalës në ceremoninë në nder të tij në Tiranë shprehu shqetësimin për situatën në veri të Kosovës.

Clinton i bëri thirrje qeverisë së Kosovës të tërhiqet dhe t’i tregojnë botës si duket një e ardhme gjithëpërfshirëse, duke iu referuar të drejtave të pakicave serbe në Veri.

“Ka një mosmarrëveshje që po ndodh tani në Kosovë që do të doja të mos kishte ndodhur kurrë. Nuk është më vendimi im, por kosovarët i krijuan ato katër qyteza në të mirë të serbëve për t’u dhënë katër kryebashkiakë më tepër. Kështu që mendoj se kanë bërë një gabim që të votohej. Mendoj se është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë që të përpiqen që të përfitojnë nga momenti, për të paraqitur argumentin tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi.

Çfarë çështje e madhe politike mund të krijohet duke pasur këtë tension, qytetarët ka nevojë që t’u thuhet u duhet të votojnë. Nëse mendoni për këto 4 qyteza, shumë larg nga çdo laborator modern shkencor, ku modelohet sjellje që po e nxit botën sot, pasi drejtohet nga njerëz që preferojnë dominancën në vend të bashkëpunimit. Shpresoj që Shqipëria të jetë në gjendje t’i tregojë botës sesi duket një e ardhme gjithëpërfshirëse”, – tha Clinton.

“Jam pa fjalë!” Clinton shpreh mirënjohje për mikpritjen shqiptare

Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton ka shprehur mirënjohjen e tij për mikpritjen që iu bë ditën e sotme gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Clinton, i është drejtuar popullit shqiptar me mesazhe falënderues nga bulevardi “Dëshmorët e Kombit”.

Gjatë fjalës së tij ai tha se do ta ruajë këtë kujtim si një thesar gjithë jetën e tij, teksa shtoi se ndeshet shpesh me shqiptarë në jetën e tij të përditshme në New York.

“Jam pa fjalë! Po të kisha gjykim të shëndoshë nuk do thoja asgjë. Kryeminsutër ministra, zyrtarë, të ftuar e të gjithë popullit shqiptar që kanë qenë pjesë e kësaj dite të shkëlqyer dua t’ju falenderoj për një moment që do ta ruaj si thesar gjithë jetën time. Ka më shumë se 10 vjet që kur bashkëshortja ime erdhi këtu si sekretare e shtetit dhe gjithmonë e pyesja si po ndihesh, si po shkon, sepse gjithmonë doja që të vija. Dhe ndjej që edhe pse jam një qytetar privat, pas asnjë pushtet publik, mund të flas për këtë çështje në emerër të popullit amerikan.

Për partitë tona politike, dallimet tona filozofike, ndonjëherë dhe kundërshtive tona fetare, pavarësisht, ne jemi të angazhuar për lirinë, forcën, integritetin dhe të ardhmen e Shqipërisë.

Jam shumë mirënjohes për atë që kryeministri tha lidhur me Kosovën. Unë dhe Hilary jetojmë në New York që është vendi me përqednrimin më të madh të shqiptarëve në Amerikë. Nuk bëj të eci rrugës pa i parë”, tha Clinton.

Rama-Clintonit: Ju jeni presidenti më shqiptar që mund të gjenim në Amerikë

Në fjalën e tij në ceremoninë që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, në nder të ish-presidentit Bill Clinton, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, mes të tjerash tha se “Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot” dhe se vetë Clinton është “presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë”.

“I dashur zoti president, ne në Shqipëri nuk merremi i vesh lehtë me njëri-tjetrin. E kemi të vështirë të bëhemi bashkë nëse një armik i përbashkët nuk na detyron. Por unë nuk besoj se në ndonjë vend të tjetër të botës, ju do të gjeni dot një konsensus më të madh sesa në Shqipëri, dje sot dhe gjithmonë.

E them këtë me bindje dhe provë objektive. Shqipëria, jam i lumtur t’jua them i është sot e gjithë ditës frymës së metodës Clinton. Natyrisht Shqipëria është vendi më pro amerikan që mund të gjendet sot, përfshirë e krahasuar me Texas. Por ju jeni presidenti më shqiptar që ne mund të gjenim ndonjëherë në Amerikë dhe me respektin më të madh për të gjithë presidentët e vendit tuaj të bekuar, vendi juaj në zemrën e kombit tonë është aty ku qëndron miku më i madh i nderit”.

Rama kujton momentin kur Clinton autorizoi bombardimin e Serbisë

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, gjatë fjalimit të tij ka rikujtuar momentin e fillimit të bombardimeve kundër caqeve serbe, më 24 mars të vitit 1999-të.

Ai me plot emocione ka kujtuar momentin kur në atë kohë presidenti i ShBA-së Bill Clinton, e ka autorizuar ushtrinë amerikane për të nisur bombardimet.

“Ne shqiptarët kemi pasur privilegjin ta përjetojmë në lëkurën tonë forcën rrënqethëse të presidentit Bill Clinton në mbrëmjen e 24 marsit të vitit 1999, ku ai iu drejtua Amërikes dhe botës: ” Sot unë autorizoj, forcat amerikane për nisjen e një fushate serioze të bombardimeve kundër forcave serbe, përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë”, tha Rama.

Rama foli edhe për diplomacinë e Clintonit në çlirimin e Kosovës.

“E majta ideologjike në perëndim të Evropës shihte tek Slobodan Millsoheviq një viktimë potenciale të imperializmit amerikan dhe jo një xhelat të pashpirt të popullit të dhunuar të Kosovës, presidenti Clinton nuk do të kishte gjetur kurrë aleatët për shkrimin e historisë për çlirimin e Ballkanit Perëndimor nga diktatori i fundit, jo vetëm kryeministrin Blair, kryeministrin italian Massimo Dalema, dhe atë socialist të francëz, dhe së bashku me kryeministrin konservator të spanjës, të cilat ishin pesëshja kyçe për arritjen e një suksesi më ta madh në politikën e jashtme amerikane, çlirimin e Kosovës, çeljen e një epoke të re”, tha ai.

Nis ceremonia e pritjes zyrtare për Bill Clinton, Rama: Ish-presidenti, një nga oratorët më të mahnitshëm

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton dhe kryeministri Edi Rama do t’i drejtohen shqiptarëve me një fjalim nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, përballë kryeministrisë.

Të shumtë janë qytetarët, të cilët kanë dalë për të parë nga afër ish-shefin e Shtëpisë së Bardhë. Ceremonia e pritjes zyrtare u pasua me një këngë kushtuar Bill Clinton, për ndihmën e dhënë ndaj qytetarëve të Kosovës, në luftën e vitit 1999.

Ai njihet si presidenti, i cili dha urdhër për bombardimin e Ish-Jugosllavisë duke i hapur rrugë çlirimit të Kosovës nga “kthetrat” e Sllobodan Millosheviçit.

Pas ekzekutimit të himneve kombëtare të SHBA-ve dhe Shqipërisë, presidenti Bill Clinton do nderohet me çmimin “Yllin e Mirënjohjes për Arritjet Publike”.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua, se sa të përgatitem të flas, e pastaj të flas tani këtu, duke ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri, të cilit qysh përpara se sa të hyja në jetën e përditshme politike, ja kam parë dëgjuar fjalimit, për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë.

Në kërkimit i paqeje, prosperiteti dhe e dashurie mes njerëzve, ku rruga është vetë qëllimi i përpjekjeve. Dhe më pas jo vetëm ia kam parë e ridëgjuar ata që ka thënë, por edh studiuar se si i ka thënë, duke i admiruar atë që as mësohet dhe tregohet, empatinë magjepsëse që e bën Klintonin oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.

Vazhdimisht përmes qindra fjalimeve njëri më i bukur se tjetri, por padiskutim që thoshte atë që bënte dhe bënte atë që thoshte e u rrëmbeu zemrën Amerikës e frymëzoi Europën mbarë me forcën unikale të fjalës së tij. Dha një kontribut histroik jo vetëm për Amerikën, por për krejt shpritin e Europës.

​Clinton nderohet me ceremoni shtetërore në Shqipëri

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton është pritur në Tiranë me ceremoni shtetërore.

Nga orkestra u kënduan himni shtetëror i SHBA-së dhe Shqipërisë.

Në ceremoni po marrin pjesë ish president të Shqipërisë, kabineti qeveritar, si dhe qytetarë të shumtë.

Derisa para të pranishmëve po këndon këngëtarja Manjolla Nallbani.

Vizita në Tiranë, Bill Clinton mbërrin në kryeministri

Ish-presidenti i SHBA, Bill Clinton ka mbërritur në godinën e qeverisë. Takimi i mbyllur dhe i ngushtë në “Vilën 31” ka përfunduar.

Në Kryeministri është parashikuar një mbledhje e shkurtër dhe më pas do të nisë edhe aktiviteti festiv në bulevardin kryesor të Tiranës.

Zona në bulevard është mbushur edhe me qytetarë, të cilët u ftuan nga Rama.

Ceremonia pritet të nisë në orën 19:00, ndërsa do të jetë kryeministri Rama ai që do të mbajë një fjalim dhe rreth orës 19:25 do të jetë Clinton ai që do t’i drejtohet të pranishmëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat