“Edhe pas 7 vitesh bëhet fushatë me reformën në drejtësi, e turpshme”, ironizon Bylykbashi: Pa Ramën nuk mund të ishte realizuar!

Shqipëria

“Edhe pas 7 vitesh bëhet fushatë me reformën në drejtësi, e turpshme”, ironizon Bylykbashi: Pa Ramën nuk mund të ishte realizuar!

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 18:27
Oerd Bylykbashi

Deputeti Oerd Bylykbashi, në seancën e sotme plenare në Kuvend u shpreh se reforma në drejtësi ka dështuar.

Gjithashtu ai theksoi se drejtësia sot është ‘kokë e këmbë’ e kapur nga politika.

Pa Edi Ramën nuk mund të kishte reformë në drejtësi. Në atë kohë në thamë për këtë reformë që do ta kapë politika, dhe sot të vjen për të qeshur kur dëgjon personazhe të thonë se hoqëm dorë nga kapja e drejtësisë. Jo. Drejtësia është e kapur kokë e këmbë. Ju paralajmëruar se vettingu do të na linte pa magjistratë dhe ja ku e kemi sot provën. Ju paralajmëruam se reforma në drejtësi që kërkoni do të kërkojë burime njerëzore që Shqipëria nuk i ka dhe ja ku jemi. Sot pas 7 vitesh vazhdon bëhet fushatë zgjedhore me reformën në drejtësi”, tha ndër të tjera Bylykbashi.

Më tej theksoi se u prodhua një sistem drejtësie që do t’u kushtonte shqiptarëve dhe se rezultatet janë shumë të ulëta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat