“Babai, Hillary, i vëllai”, 3 momente që shenjuan jetën e Bill Clinton

Shqipëria

“Babai, Hillary, i vëllai”, 3 momente që shenjuan jetën e Bill Clinton

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 23:32
Bill Clinton

Janë 3 momente shenjuese në jetën e ish-Kreut të Shtëpisë së Bardhë Bill Clinton. Sonte në “Opinion” në Tv Klan, Blendi Fevziu citoi disa nga kujtimet që vetë Bill i ka shkruar në librin ku rrëfen mbi jetën e tij.

Momenti i parë ka të bëjë me një raport që ai nuk e ndërtoi dot kurrë me të atin, kjo pasi ky i fundit vdiq në një aksident automobilistik para se Bill të vinte në jetë.

Më tej takimi i parë i Bill me Hillary dhe së fundmi qëndrimi që ish-Presidenti amerikan mbajti ndaj vëllait të tij i cili u dënua si trafikant droge.

Blendi Fevziu: Disa kuriozitete që ai ka shkruar në librin e tij. Gjëja më tronditëse, padyshim më interesante, më prekëse e jetës së tij, është raporti ose kujtimi i tij për babain. Babai i Bill Clinton, një ish-ushtar amerikan i Luftës së Dytë Botërore, që kishte luftuar në fushatën e Italisë. Ai e kishte njohur të ëmën e Clinton në rrethana që as vetë Clinton nuk i shpreh shumë. Ndërkohë ajo kishte mbetur shtatzënë, babai i tij me të marrë vesh lajmin merr një makinë për të shkuar për të takuar të themi bashkëshorten e tij të ardhshme. Rrugës për të shkuar për të parë gruan që kishte mbetur shtatzënë, humbi jetën në një aksident automobilistik.

Kur Bill Clinton u bë President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ai tërhoqi dosjen e aksidentit të babait të tij, që siç tha ishte një dosje fare e thatë, kishte shumë pak informacione, nuk ishte hetuar më dhe gjithë jetën timë thotë “me gjithë përpjekjet e mëdha që bëra për të mësuar diçka më shumë për jetën e këtij njeriu që më solli në jetë, nuk mësova kurrë asgjë për babain tim, as nga ishte, as çfarë familje kishte,” ai mbante mbiemrin Clinton që ishte i bashkëshortit të dytë të nënës së tij dhe jo mbiemrin e babait të tij. Siç thotë “njeriu që më solli në jetë nuk arriti të më thoshte kurrë të më thoshte diçka për veten.” Por vetëm thotë që gjatë vizitës së tij në Itali, një italian i kishte thënë se e kishte njohur babanë e tij, por nuk e dimë sa e saktë ishte dhe foli ca fjalë për të. “Ishin të vetmet kujtime që dëgjova për të”, thotë ai.

Interesante është pjesa e dytë, që thuhet dhe në kujtimet e Hillary Clinton, ata kishin lënë një takim në një kafene në New York, Clinton ishte larguar sepse nuk kishte arritur ta priste. Hillary thotë arrita me vonesë, pyeta një burrë nëse kishte parë një djalë bjond të gjatë dhe ai më tha “po”. “Ai djalë ishte ulur këtu, bëri muhabet me mua, unë nuk e di kush është dhe çfarë e ke, por e di që ai do të jetë Presidenti i ardhshëm i SHBA-ve.” Ndërsa pjesë më interesante është kur ai ishte Guvernator i Arkansas, Prokuror i Përgjithshëm i një shteti ku njoftoi se vëllai nga nëna kishte rënë në përgjime si trafikant droge. “Unë i deklarova atij të zbatonte ligjin“, thotë Bill Clinton dhe kurrë nuk i rashë në sy vëllait tim, ai u dënua dhe vetëm në kohën kur ishte President e fali me një dekret të veçantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat