Parashikimi i motit për datën 5 korrik 2023

Shqipëria

Parashikimi i motit për datën 5 korrik 2023

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 00:34
Foto ilustrim

Reshje lokale të dobta në formën e shtrëngatave afatshkurtra të izoluara përqëndruar më së shumti në pjesën lindore në zonat

kodrinore-malore. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1–7m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi 10m/s. Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 18 deri 28°C

në zonat e ulëta 19 deri 33°C

në zonat bregdetare 23 deri 30°C

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat