Shpërndante kanabis në Lushnjë e Divjakë, arrestohet 47-vjeçari

Shqipëria

Shpërndante kanabis në Lushnjë e Divjakë, arrestohet 47-vjeçari

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 10:23
Foto ilustrim

Një 47-vjeçar u kap në Lushnjë me doza kanabisi në makinë, të cilat dyshohet se i shpërndante në Lushnjë dhe Divjakë.

Shtetasi me iniciale A.C. u ndalua në vendin e quajtur “Pushimi i shoferit”, ndërkohë që në mjetin tip “Volkswagen” iu gjetën qindra doza kanabisi, të bëra gati për shitje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan dozat e lëndës narkotike, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza, 7 aparate celulare dhe automjeti tip “Volkswagen”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se 47-vjeçari e ushtronte aktivitetin e tij kriminal në Lushnjë dhe në fshatrat e Divjakës.

Ndaj tij ka nisur hetimi për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat