Shpërthen në flakë një makinë pranë tunelit të Elbasanit

Shqipëria

Shpërthen në flakë një makinë pranë tunelit të Elbasanit

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 12:30
Foto nga vendi i ngjarjes

Një makinë ka shpërthyer në flakë teksa ishte duke lëvizur nga Tirana në drejtim të tunelit të Elbasanit.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihen flakë dhe shtëllunga të mëdha tymi të zi që ngrihen në ajër si pasojë e djegies së mjetit.

Nuk dihet nëse ka të lënduar nga shpërthimi. Sakaq, vlen të theksohet se kemi të bëjmë me një incident të përsëritur.

Dy ditë më parë, një tjetër mjet u përfshi nga flakët në zonën e ish-kompleksit Dinamo për shkak të një defekti teknik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat