Alimehmeti kundër Ramës: S’mund t’i mbash mjekët me zor, ja pse po ikin profesionistët

Shqipëria

Alimehmeti kundër Ramës: S’mund t’i mbash mjekët me zor, ja pse po ikin profesionistët

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 07:06
Ilir Alimehmeti

Mjeku Ilir Alimehmeti ka deklaruar mbrëmjen e sotme në “Top Story” që është e pamundur që qeveria të ndalojë të rinjtë që të largohen nga vendi, pasi kjo sipas tij do e kthente vendin në komunizëm ku mungon lëvizja e lirë. 

Alimehmeti u shpreh se nga viti 2018 deri në 2022 janë diplomuar 1322 studentë në mjekësi nga të cilët 801 ose 61% janë larguar nga vendi.

“Kjo është arsyeja përse filluam të luftojmë në 90 që të kishim mundësi të mendojmë ndryshe dhe për lëvizjen e lirë. Ne jemi me një orientim europian, bëjmë pjesë në një pakt që të çon drejt atashimit me Evropën. Kjo është pjesë e asaj pune dhe në 7 maj të 2023, Rama para kancelarit Scholz shprehu të njëjtën logjikë por me tone shumë të ulëta, dhe Scholz i tha se janë vlera për ët cilat Europa ka luftuar shumë, lëvizja e lirë është diçka e padiskutueshme, nëse i keni sytë nga perëndimi, nëse i keni sytë nga diçka tjetër është bisedë tjetër.

Të rinjtë kanë zgjedhur se kanë punuar që në gjimnaz nuk është diçka që nisi ditët e fundit, prindërit kanë punuar dhe mësuesit kanë punuar dhe nuk mund  të vijë dikush të thotë e di unë çfarë bëj me jetën tuaj. Jo e di unë se çfarë bëj me jetën time familjare dhe profesionale. Po qe puna për kuota sa futen në mjekësi, këto janë tagër i fakultetit. Flet fakulteti jo ministria ka tagër më vete. Prodhohet dije dhe ky produkt është shumë i mirë, ka mjaftueshëm për tregun gjerman dhe shqiptar. Në mënyrë absolutë nuk ka mbiofertë. Nga viti 2018 deri në 2022 janë diplomuar 1322 vetë nga të cilët 801 ose 61% kanë marrë letrat për të ikur.”- tha Alimehmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat