Nuk justifikoi dot pasurinë, prokurori i njohur ngec në 'sitën' e KPA-së

Shqipëria

Nuk justifikoi dot pasurinë, prokurori i njohur ngec në 'sitën' e KPA-së

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 10:57
Enrik Haxhiraj, KPA

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së, për shkarkimin nga detyra të prokurorit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

Haxhiraj nuk mundi dot të justifikonte pasurinë me ndërtimin e një vile 4-katëshe te 'Uji i Ftohtë', si dhe balancat negative në shumën prej 10.5 milion lekë.

Njoftim vendimi:

“Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm”, thuhet në njoftim.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, konstatoi se prokurori i Apelit të Vlorës, Haxhiraj ka qenë në pamundësi në vlerë të mëdha për krijimin e pasurive që disponon, përfshirë një vilë 4-katështe tek ‘Uji i Ftohtë’ – e ndërtuar mbi tokë shtet të pushtuar.

Komisioni konkludon se për këtë periudhë, 1995-2000, familja e prokurorit Haxhiraj ka rezultuar me balancë negative në shumën 10.5 milionë lekë. Ndërkohë balanca negative janë gjetur edhe në vitet e mëpasshme.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit. Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Albana Shtylla relatore, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 24/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Enrik Haxhiraj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 339, datë 19.01.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në germën “a”, të pikës 1, të nenit 66, të ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi:

U shpall sot, në Tiranë, më datë 05.07.2023

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat