Presidenti i Azerbajxhanit: Shpresoj të fillojmë investimin në Shqipëri për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit

Shqipëria

Presidenti i Azerbajxhanit: Shpresoj të fillojmë investimin në Shqipëri për ndërtimin e rrjetit të shpërndarjes së gazit

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 12:44
Foto ilustrim

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ndodhet në Azerbajxhan për një vizitë shtetërore me ftesë të homologut të tij, Ilham Aliyev.

Gjatë vizitës, Begaj dhe homologu i tij, Aliyev kanë dhënë një deklaratë të përbashkët për mediat.

Ilham Aliyev thotë se shpreson që të fillojë së shpejti investimi i tyre për ndërtimin e një rrjeti të shpërndarjes së gazit në Shqipëri. Gjithashtu, ai shprehet mjaft i kënaqur për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe për ambasadën e Azerbajxhanit në Tiranë.

Ilham Aliyev: Faktori kryesor i bashkëpunimit kishte të bënte me energjinë deri tani. TAP, i cili është korridori gazsjellës nëpër Shqipëri, tani është burim i sigurisë së energjisë. Siguria e energjisë nëpër vendet evropiane jepet nëpërmjet korridoreve të gazit. Volumet e tregtimit të gazit po rriten dhe prodhimi i tij gjithashtu. Një pikë tjetër e diskutimit, projekti i gazifikimit të Shqipërisë, është përzgjedhur një projekt pilot. Gjithçka po shkon mirë, në fund të vitit do të kemi studim fizibiliteti për këtë dhe pas kësaj shpresoj të fillojmë menjëherë investimin në Shqipëri për të ndërtuar një rrjet të shpërndarjes së gazit. Gjithashtu diskutuam se si mundemi të zgjerojmë infrastrukturën tonë nga Shqipëria në vendet e tjera fqinje me të. Jam po ashtu, i kënaqur që kemi ambasadën tonë në Tiranë, vendim që u mor gjatë vizitës time zyrtare në Shqipëri. Kemi një vullnet të fortë politik për të vazhduar këto lidhje. Marrëveshjet po përmbushen. Kemi rënë dakord me Presidentin Begaj për të pasur takime të rregullta dhe të rishikojmë çfarë është kryer dhe të shikojmë hapa të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat