Operatorët turistikë kërkesë Ministrisë së Turizmit: Ndaloni punimet në zonën bregdetare, shkaktojnë ndotje akustike

Shqipëria

Operatorët turistikë kërkesë Ministrisë së Turizmit: Ndaloni punimet në zonën bregdetare, shkaktojnë ndotje akustike

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:05
Foto ilustrim

Unioni Turistik Dega Vlore & Sarandë dhe operatoret e turizmit në një deklaratë i kanë kërkuar Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit të ndalojnë punimet në zonën bregdetare gjatë sezonit pasi shkaktojnë ndotje akustike dhe mjedisore dhe bëhen pengesë për pushuesit.

Në kuadër të përmirësimit dhe mbarëvajtjes se sezonit turistik ne jug të vendit, Unioni Turistik Dega Vlore & Sarandë dhe operatoret e turizmit që aderojnë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit (ATA) dhe që ushtrojnë aktivitete në bashkitë Vlorë- Himarë-Sarandë kërkojnë nga autoritetet lokale dhe qendrore zbatimin dhe respektimin e udhëzimit të përbashkët të ministrisë së Turizmit dhe Njësive të Qeverisjes Vendore, mbi kufizimet në zhvillimin e punimeve për vepra publike dhe private në zonën bregdetare dhe turistike përgjatë sezonit turistik 2023.

Ne të gjithë territorin e këtyre bashkive, mjete të tonazhit të rëndë shkaktojnë ndotje akustike dhe mjedisore dhe bëhen pengesë për zhvillimin e aktivitetit normal turistik në territor.

Operatorët turistikë kërkojnë ndërprerjen e punimeve në zonën bregdetare/ turistike, akse të rëndësishme të bregdetit dhe/ose në afërsi të strukturave të akomodimit të pushuesve pasi punimet pa kritere dhe kufizime janë bërë pengesë për ushtrimin e aktivitetit turistik në këto bashki.

Punimet në pikun e fluksit të pushuesve dëmtojnë drejt për së drejti bizneset në këtë fushë si dhe imazhin e qyteteve në përgjithēsi. Në emër të operatorëve turistik, Unioni Turistik dhe ATA, kërkon shtyrje ose ndërprerjen e punimeve për ndërtime gjithëfarë lloji në zonat turistike deri në 15 shtator si dhe kufizimin e qarkullimit të mjeteve të tonazhit të rëndë në fashat e lejuara orare që parashikon ligji dhe jashtë akseve me qarkullim të lartë turistik.

Unioni turistik fton të gjithë institucionet vendore dhe qendrore të bashkëpunojnë për të krijuar një klimë me konstruktive për pushuesit dhe ofruesit e shërbimeve në jug të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat