Dhuna e fisit Rraja/ Berisha: Akt kriminal dhe shtazor, autorët mbrohen nga policia

Shqipëria

Dhuna e fisit Rraja/ Berisha: Akt kriminal dhe shtazor, autorët mbrohen nga policia

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 18:09
Sali Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar lidhur me videon e rëndë, ku fisi Rraja shfaqet duke dhunuar dy persona. Berisha e konsideron si akt kriminal dhunën e ushtruar, ndërsa shton se shpreh solidaritet ndaj të dëmtuarve.

Dhunë shtazore në Borizanë të Krujës e Xhelal dhe Flamur Rrajës, vëllezërve të deputetit Rrahman Rraja ndaj qytetarëve të pafajshëm Bilbil dhe Jashar Maja.

Të dashur miq,

Dy vëllezërit e deputetit të PS, Rrahman Rraja, Xhelal e Flamur Raja, dhe djali i këtij të fundit, kanë rrahur shtazërisht me shkopa bejsbolli dhe kërcënojnë me pistoletë qytetarët e pafajshëm, Bilbil dhe Jashar Maja, kryetar i grupseksionit të Partisë Demokratike në Borizanë”, shkruan ai.

Teksa përmend lidhjet e personave të shfaqur në video me politikën, Berisha shton se drejtësia nuk do i harrojë këto krime.

Ky akt kriminal i fisit Rraja ka ardhur pas ankimit të vëllezërve Maja se atyre u ishte dëmtuar shtëpia nga shpërthimet në guroren që shfrytëzohej nga Rrajat. Duke shprehur solidaritetin e plotë të Partisë Demokratike, Bilbil dhe Jashar Majas, Partia Demokratike dënon me ashpërsinë më të madhe krimin e shëmtuar të bandës qeveritare Rraja dhe iu rikujton këtyre kriminelëve se drejtësia vonon, por nuk harron krimet tuaja të shëmtara”, shkruan ai.

Berisha gjithashtu ka publikuar dhe një foto nga ngjarja, duke theksuar se bëhet fjalë për Flamur Rrajën, i cili dhunon një nga të dëmtuarit. Ai shprehet se personi në foto është është vëllai i deputetit të Ramës, dhe mbrohet nga policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat