Në kërkim për ngjarjen në Krujë, kush është djali i deputetit i PS dhe telashet e tij me drejtësinë

Shqipëria

Në kërkim për ngjarjen në Krujë, kush është djali i deputetit i PS dhe telashet e tij me drejtësinë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 23:00
Rexhep Rraja

I shpallur në kërkim për ngjarjen brutale të ndodhur dje në Krujë, Rexhep Rraja djali i deputetit të Partisë Socialiste Rrahman Rraja, nuk është një emër i panjohur për policinë.

Disa vite më parë ai u përfshi në një çështje të bujshme, pasi akuzohej se kishte përndjekur dhe dhunuar vazhdimisht ish të dashurën e tij Xhisiela Maloku.

Në hetimin e këtij rasti Prokuroria mori dhe raportin e mjekut ligjor ku rezultonte se Xhisiela Maloku kishte dëmtimin në trup.

Më pas ajo e fundit tërhoqi denoncimet duke theksuar se e kishte bërë gjithçka nga xhelozia ndaj ish partnerit të saj.

Rexhep Rraja u arrestua më 30 shtator 2018, për t’u liruar tre muaj më pas pasi fitoi lirinë me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat