Ndryshime në format, FSHF mbledh presidentët e Superiores, Duka: Mendohet ta nisim me 10 skuadra

Shqipëria

Ndryshime në format, FSHF mbledh presidentët e Superiores, Duka: Mendohet ta nisim me 10 skuadra

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:11
Armand Duka

Presidentët e klubeve të Superiores janë mbledhur në një takim për të vendosur formatin e ri të Superiores që mund të startojë nga sezoni 2024-25. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, tregoi se përse po bëhen këto ndryshime dhe cilat janë opsionet që propozohen.

“Objektivi për këtë propozim ose të propozojmë me më shumë garë, me tendencën për të pasur më shumë spektatorë, për të promovuar më shumë kampionatin shqiptar, për t’i dhuruar spektatorëve ndeshje me më shumë nivel kompetitiv. Për këtë departamenti i garave, përveç studimeve që ka bërë në të gjithë kampionatet e Europës, në bashkëpunim me UEFA-n ka nxjerrë disa propozime. Është një bërë një mbledhje në nivel tjetër me drejtuesit e klubeve të Superiores. Bëjmë këtë konsultim, pastaj të marrim një vendim për të ndryshuar diçka në sezonin 2024-25, ose dhe në sezonin e ardhshëm, ose të qëndrojmë kështu siç jemi. Padyshim që skemat e propozuara, që do të ketë më shumë spektatorë në stadium, duke shfrytëzuar dhe “Air Albania”-n, do të jetë më mirë, apo me të ardhura më shumë për klubet dhe me më shumë tifozë. Unë dhe njëherë ju falënderoj për pjesëmarrjen.

Nga studimet në fakt që kemi bërë dhe nga materiali që kemi përgatitur, janë disa karakteristika pozitive që i kemi ne, diferenca me vendin e parë me të fundit nuk është dhe aq i madh. për të shkuar përpara ne pretendojmë akoma dhe më shumë. Mendohet që të fillohet siç ka qenë me 10 skuadra, me tre ose katër faza dhe pastaj ose të ketë një finale me katër skuadra në skema të ndryshme, ose ndarje me “play off”, kryesisht këto ndeshje të luhen në “Air Albania”. Këto ndeshje të kthehen derbi jo vetëm Tirana, Partizani, Dinamo, por edhe me skuadrat e tjera”, u shpreh Duka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat