Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, 8 qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Shqipëria

Shkrumbohen dy banesa në Pogradec, 8 qytetarët shpëtojnë për mrekulli

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 11:53
Foto ilustrim

8 anëtarë të dy familjeve kanë shpëtuar mrekullisht mbrëmjen e djeshme, pasi banesa dy katëshe ku jetonin u përfshi nga flakët masive të zjarrit të cilat kanë shkrumbuar totalisht katin e dytë të kësaj godine.

Edhe pse zjarrfiksja ndërhyri në kohë ka arritur të shpëtojë vetëm katin e parë pa u djegur.

Ndërkohë mësohet se njëri nga zjarrfikësit gjatë punës ka pasur probleme me asfiksimin nga tymi dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit, pas ndihmës është në gjendje të mirë shëndetësore.

8 antarët e dy familjeve e kanë kaluar natën jashtë ndërsa mësohet se antarët e njërës familje janë me probleme shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat