Çuçi pesë orë në zyrën e Rrumbullakut, takimi një ditë pas dhunës barbare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve

Shqipëria

Çuçi pesë orë në zyrën e Rrumbullakut, takimi një ditë pas dhunës barbare të fisit Rraja ndaj dy kushërinjve

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:40
Foto nga takimi

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi është takuar këtë të shtunë me drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku.

Sipas informacioneve mësohet se takimi mes dy zyrtarëve të lartë i zhvilluar në Drejtorinë e Përgjithshme të policisë ka zgjatur për pesë orë me radhë.

Dyshimet e para janë se arsyeja e këtij takimi të jetë dhuna e ushtruar nga fisi Rraja drejt kushërinjve të fisit Maja të cilët ishin ankuar për guroren e tyre në Borizanë të Krujës.

Ndërkohë akoma nuk ka një konfirmim nga palët në lidhje me diskutimet që janë bërë në takimin Çuçi-Rrumbullaku. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat