Policia reagoi me vonesë! Rrajat u ndaluan dhe lëshuan nga policia e Krujës

Shqipëria

Policia reagoi me vonesë! Rrajat u ndaluan dhe lëshuan nga policia e Krujës

Më: 8 korrik 2023 Në ora: 14:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Bilbil Maja me tre çarje në kokë, dorë të thyer e shumë dëmtime të të tjera që se lejojnë të çohet në këmbë të shkaktuar nga familjarë të deputetit të PS Rrahman Rraja vijon të jetë në spital.

Zëri i tij dhe i banorëve të Borizanës që shtëpitë u dëmtoheshin nga minat e gurores së vëllait të deputetit të partisë socialiste rranë në vesh të shurdhër derisa Bilbil e Jashar Maja u dhunuan në një lokal në Thumanë ku shkuan për të negociuar. Pas shpërndarjes masive në media të pamjeve të dhunës të xhiruara nga vetë autorët policia e cila deri në ato momente ishte inekzistente nisi reagimin për kapjen e autorëve duke kryer kontrolle në zonë 2 ditë pas ngjarjes.

Për mosreagimin e policisë flet rasti i xhela rrajës i cili u shoqërua menjëherë pas ngjarjes si person i përfshirë në konflikt, por edhe pse dy persona përfunduan të plagosur në spital policia nuk e arrestoi në kushtet e flagrancës por e la të lirë për ta shpallur në kërkim një ditë më vonë kur prokuroria kërkoi arrestimin e tij

Policisë së Krujës sipas të plagosurve shkoi 2 orë me vonesë në ngjarje dhe iu desh më shumë se 24 orë të identifikonte agresorët pavarësisht se nga pala e dëmtuar emrat u dhanë që në moment të parë.  Të vështirë policia e pati edhe të pranojë se agresorët përveç shkopinjve ishin të Pajisur edhe me armë zjarri. Deri më tani në pranga janë 3 prej dhunuesve dhe pronari I lokalit ndërsa 2 vëllezërit e deputetit, i biri dhe një i afërm tjetër i tij vijojnë në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat