Gazetari i njohur: Gëlojnë familjet mafioze, çfarë na mësoi ngjarja e Fushë-Krujës?

Shqipëria

Gazetari i njohur: Gëlojnë familjet mafioze, çfarë na mësoi ngjarja e Fushë-Krujës?

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 07:26
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gazetari Ferdinand Dervishi është shprehur se sherri masiv mes fiseve Maja e Rraja, tregoi se këto të fundit kanë pushtetin në Krujë.

Në një intervistë për emisionin “Review” në Euronews Albania, ai nënvizoi se në Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit.

“Kjo është një ngjarje shumë e madhe, pra nuk ka lidhje  me zinxhirin e krimeve që ndodhin përditë në Shqipëri. Kjo është shumë e rëndë. Për mua kjo është një situatë e paracaktuar, pra të mbledhësh frytet e investimit që ke bërë. U nda pushteti me krimin. Fatmirësisht u filmua. Kjo ngjarje tregoi se politika është e ndarë nga krimi.

Të gjithë i njihnin Rrajat, kjo ngjarje vërtetoi se ata kishin pushtetin në Krujë, të cilin ua dha politika. Rama ia vërtetoi popullit se pushteti është ndarë me krimin. Nëpër Shqipëri gëlojnë familje mafioze që marrin gjysmat e tenderave dhe buxhetin të shtetit. Më pas ata grumbullojnë vota dhe mbajnë në pushtet këto që janë”- tha Dervishi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat