Dega e Fizikës rrezikon mbylljen, nuk ka interes nga të rinjtë që përfundojnë maturën

Shqipëria

Dega e Fizikës rrezikon mbylljen, nuk ka interes nga të rinjtë që përfundojnë maturën

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 15:18
Foto ilustrim

Në fakultetin e  Shkencave të Natyrës, Fizika, Kimia e Përgjithshme dhe matematika vijojnë të mbeten programe që rrezikojnë mbylljen.

Sali Dapi, sapo përfundoi vitin e parë të studimeve në Fizikë, ku u regjistruan vetëm 10 studentë.

“Edhe pse e dija që ka pak interes për fizikën unë e zgjodha, sepse e kam të garantuar tregun e punës, për më tepër më pëlqen dhe gjithashtu përfitoj bursë, kam hyrë me mesatare mbi 9 dhe përfitoj bursë.”

Në vitin e dytë janë të regjistruar rreth 15 studentë e po aq edhe në të tretin, ndërsa mundësitë e punësimit përgjithësisht janë në mësimdhënie.

“Unë mund të punoj në institutin bërthamor, në bankë si fizikan statistikash, por mund të jap mësim në gjimnaze apo në universitet. Gjithashtu do të më pëlqente të kryeja një master në astrofizikë.”

Pedagogët në Fakultetin e Shkencave shprehen se është tregu i punës ai që orienton studentët.

Shumë nga studentët kërkesat e para i kanë mjekësi, stomatologji, farmaci, inxh.elektronike, TIK, informatikë, ekonomi financë, juridik. Mesatarja si kriter hyrës hap debat, sepse deri më tani nuk ka dhënë ndonjë efekt, duhet të shkojmë drejt amerikanizimit të shkollës.”

Në vitet e fundit programet e informatikës dhe biologjisë janë më të kërkuarat në fakultetin e Shkencave të Natyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat