Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, lihet në burg Valter Bami! Shfaqet i buzëqeshur në Gjykatë

Shqipëria

Atentati ndaj Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë, lihet në burg Valter Bami! Shfaqet i buzëqeshur në Gjykatë

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 10:24
Foto nga vendi i ngjarjes

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Valter Bamin, i arrestuar për armëmbajtje pa leje pas atentatit ndaj Gentian Bejtjas në fshatin Larushk të Krujës, ku mbeti i vrarë kunati i Gentian Bejtjas, Ramazan Sina dhe u plagosën dy fëmijët e tij të mitur.

Para togave të zeza, Valter Bami është shfaqur i buzëqeshur.

Ngjarja ndodhi më 4 korrik, Gentian Bejtja i shpëtoi për herë të tretë atentatit, ndërsa mbeti i vrarë kunati i tij Ramazan Sino (vëllai i gruas) dhe u plagosën dy djemtë e mitur.

Atentati ndodhi në oborrin e banesës së Gentian Bejtjas në fshatin Larushk.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat